Përgjatë ditës së premte mbi vendin tonë do të mbizotërojë një mot i paqendrueshëm, ku prej orëve të mesditës priten reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht në jug e më pas në pjesën më të madhe të vendit.
Ndërkohë era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të arrijë 1 deri në 2 ballë.





