Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Spotlight, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu duke folur mbi sondazhet dhe parashikimet u shpreh se tashmë Rama e ka humbur fuqinë e propagandës sëtij. Sipas Balliut, nuk duhet të hgabitemi nëse Rama del sërish nudo për vëmendje pasi nuk ka ç’të ofrojë.

Klevis Balliu: 7 vitet e Partisë Demokratike në pushtet 2005-2012 keni rritjen ekonomike me 3.4, 7 vitet e Edi Ramës e keni me 2.3.

7 vitet e PD-së keni 3 investitorë të huaj super të mëdhenj, kuse këtu të vetemen gjë që na ka ardhur nga të huajt neve në këto 7 vite janë, o DEA, o FBI, o Antimafia italiane

Perceptimi në të gjith ëpublikun, tani është i qartë. Kush është makineria, shtylla më e fortë që ka patur rilindja në 7 vite? Propaganda, media. Pika më e fortë e Edi Ramës ka qenë kjo dhe e ka bërë në mnëyrë të suksesshme, të jashtëzakonshme, sot tani ajo I dështon. Pse? I dështon, sepse fryma është kundër tij dhe nuk i bën më punë. Ai tani arriti kulmin që nxjerr edhe këto këpucët e veta, po mundohet të bëjë gjithçka,mos u habisni kur ta shihni ndonjë ditë në rrugët e Tiranës të zhvishet prapë ai se i duhet pak vëmendje mediatike, të dalë nudo prapë, sepse nuk ka çfarë ofron.

Alban Dudushi: Herën e parë që doli nudo fitoi ai…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *