Një 22-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete është arrestuar nga policia e Vlorës.

 

Forcat e rendit kishin informacion se në fshatin Kotë të Selenicës, një shtetas po lëvizte me armë zjarri me vete.

 

Pas kontrolleve të ushtruara në territorin e këtij fshati, kanë konstatuar shtetasin R. M., 22 vjeç, i cili po lëvizte me armë zjarri me vete.

 

22-vjeçari, sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka fshehur armën dhe është larguar me shpejtësi, por është kapur falë reagimit në kohë e me profesionalizëm nga shërbimet e Policisë.

 

Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin R. M., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *