Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 Kamëz arritën të parandalojnë një ngjarje të rëndë kriminale brenda familjes.

 

Policia pas marrjes së informacionit se në Bathore po ndodhte një konflikt I ashpër midis dy bashkëshortëve kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. S., 60 vjeç, banues në Bathore, Kamëz.

 

Gjatë arrestimit policia ka bllokuar edhe një armë zjarri automatik me dy karikatore me fishekë, me të cilën dyshohet se 60 vjeçari do të kryente krim në familje.

 

60 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Dhuna në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *