Reshjet e pa ndërprera të borës shoqëruar me erë të fortë ka bërë që të paralizohet qarkullimi i automjeteve që lëvizin në drejtim të Burrelit, Bulqizës apo Dibrës në aksin nacional Skuraj – Burrel – Peshkopi.

Situata më problematike është paraqitur në Shkopet e disa segmente të tjera. Shumë mjete e kanë patur të pamundur lëvizjen pasi nuk ishin të pajisura me zinxhirë, duke bërë të mundur bllokimin total të qarkullimit për disa orë me radhë, raporton Vizion Plus.

Po ashtu mësohet se për shkak të situatës së njëjtë në të gjithë Qarkun, mbajtja e qarkullimit hapur ka qenë i pamundur nga firmat mirëmbajtëse.

Ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehen se rruga nuk është kriposur dhe kjo ka bërë që të krijohen ngrica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *