Një zyrtar i lartë i OKB-së ka thënë se grupi i Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS,  po synon gjithnjë e më shumë të sulmojë Europën.

 

“ISIS, pavarësisht presionit të vazhdueshëm ushtarak, vazhdon të rezistojë, veçanërisht në Mosul dhe Raqa”, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB për çështjet politike Jeffrey Feltman, duke shtuar se grupi ekstremist ka riorganizuar strukturën e tij ushtarake, duke i dhënë komandantëve lokalë më shumë pushtet dhe sulme frymëzuese jashtë zonave të konfliktit,

 

Megjithëse vëllimi i mesazheve nga grupi i Shtetit Islamik ka rënë në 16 muajt e fundit, tha ai, “kërcënimi vazhdon, ndërsa mbështetësit jashtë Sirisë dhe Irakut mbledhin dhe shpërndajnë këtë propagandë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *