Ushtria izraelite ka paralajmëruar se së shpejti do të nisë operacionet në bregdetin jugor të Libanit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, IDF i ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg plazheve në jug të lumit Aëali, si dhe peshkatarët që të qëndrojnë larg zonës për një shtrirje prej 36 miljesh.
Lexo edhe :
Zëdhënësi Avichay Adraee tha se nëse banorët nuk largohen nga bregdeti do të përbëjë një rrezik për jetën e tyre.
Ushtria izraelite gjithashtu ka mbyllur aksesin në disa qytete në veriperëndim të Izraelit pas një vlerësimi të sigurisë.
Zonat si Shlomi, Rosh Hanikra, Hanita, Arab al-Aramshe dhe Adamit, janë tani brenda zonave të mbyllura ushtarake përgjatë kufirit me Libanin.






