Subscribe

Avokati i ish-ministrit të mjedisit, Lefter Koka paralajmëroi sot, se në seancën e ardhshme do të publikojnë fakte të padëgjuara deri më sot.

 

Mbrojtësi ligjor Julian Mërtiri i kërkoi për të dytën herë gjykatës zëvendësimin e masës së sigurisë për ish ministrin me argumentin se është në gjendje të rënduar shëndetësore.

 

JULIAN MËRTIRI

AVOKAT I LEFTER KOKES

Është i sëmurë, por gjallë dhe do të japë mbrojtjen e tij. Do të dëgjoni fakte dhe argumente që nuk i keni dëgjuar deri tani, vec akuzave politike me të cilat është mbajtur deri më tani në paraburgim.  

 

Duke e vene theksin te fakti se Lefter Koka e ka pritur arrestimin në shtëpinë e tij, avokati sqaroi se në 7 nëntor gjykata dhe prokuroria do të njihen me faktet e reja.

 

Seanca e radhës është më 7 nëntor. Në këto kushte, do të kërkojmë që çështja të shkojë në gjyq në themel. I vetmi person që u ndalua në shtëpinë e tij, e priti me qetësi hetimin, por janë më shumë se 10 muaj, në ato kushte ai sot do të ishte i lirë.

 

Gjykata – thotë avokati – ka marrë rolin e mjekut dhe ekspertëve duke e lënë ish ministrin në burg: një vendim që sipas tij është antiligjor. Ndërkohë, për një vendim final mbi ndryshimin e masës së sigurisë, gjykatës I nevojitet fjala  e një ekzperti ligjor.

 

Ish-ministri I mjedisit u arrestua dhjetorin e kaluar dhe akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe atij të Fierit. Ai dyshohet se ka përfituar në të dyja rastet rreth 4.9 milionë euro ryshfet. Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh.

 

Ndërkohë, ish deputeti socialist Alqi Bllako, edhe ky i akuzuar për inceneratorët, ja doli të rifitojë lirinë në 6 tetor. Një vendim ky që është apeluar nga Spak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *