Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka bërë disa paralajmërime të forta sa i përket rrjedhës që pritet të marrë lufta.

 

Ai u shpreh se lufta do të kthehet në një gjakderdhje pa fund, nëse vendi që ai drejton nuk ndihmohet me armë, dhe se Rusia ka ende kapacitetet që të sulmojë, jo vetëm Ukrainën.

 

“Polonia, Moldavia, Rumania dhe shtetet baltike mund të kthehen në shënjestra të radhës…Duhen më shumë armë për të shpëtuar miliona ukrainas, si dhe miliona evropianë. Ne kemi nevojë për artileri të rëndë, mjete të blinduara, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe avionë luftarakë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.