Portreti  i Krishtlindjeve 2019 për familjen mbretërore është ky: ecja e parë e Princit George dhe Princeshës Charlotte nga rezidenca mbretërore në Sandringham deri tek kisha St Mary Magdalene për meshën e Krishtlindjeve së bashku me Mbretëreshën Elizabeth. Fansat e familjes mbretërore me siguri do ta konfirmonin këtë moment si të jashtëzakonshëm , sepse sfilata tradicionale e Krishtlindjeve është padyshim ajo që adhuruesit e shtëpisë Windsor e presin me emocion të madh dhe gëzim.

Ky ishte një vit i turbullt për anëtarët e familjes mbretërore. Në fillim stuhia mediatike kundra Meghan Markle, më pas skandali i princit Andrea dhe ndoshta princi George e princesha Charlotte  kanë marrë pjesë në paradën tradicionale në Sandringham së bashku me prindërit për të gezuar shpirtin e popullit anglez me ëmbëlsinë dhe butësinë e tyre.  Familjes i mungonte djali itretë, princi Louis, i cili është ende shumë i vogël dhe kujdesi për të i është besuar kujdestares Maria Turron Borrallo. Mimikat e princit George dhe përshëndetjet e këndshme e lozonjare të princeshës Charlotte morën gjithë vëmendjen.

Për sa i përket princit Andrew, ai është shfaqur në kishë me të bijat Eugenia dhe Beatrice dhe herë pas here është parë në krah të princit Karl, ndoshta për të treguar që dy vëllezërit janë ende shumë të bashkuar pavarësisht thashethemeve mediatike rreth skandalit të lidhur me të.

Sigurisht që u vu re dhe mungesa e princit Harry e Meghan Markle. Prindërit e rinj të dhe djali i tyre Archie i kaluan Krishtlindjet në Kanada, bashkë me Doria Ragland, të ëmën e Meghan.

Harry dhe Meghan postojnë foton zyrtare të Krishtlindjeve dhe vetëm të shihni fytyrën e Archie

Por meqë për Krishtlindje jemi të gjithë të mirë, shpresojmë që Mbretëresha t’i ketë falur./Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *