Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka paraqitur në gjykatë çështjen ndaj ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko dhe katër të pandehurve të tjerë.

 

Sipas prokurorisë nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ka rezultuar se të pandehurit Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, kanë përfituar vlera monetare dhe material për transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në atë të Fierit, preferencë kjo e vetë të dënuarit,

 

Emri i Arben Çukos doli gjate hetimeve qe prokuroria po kryente ndaj grupit Avdylaj.

Njoftimi Prokurorisë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë me datë 19.06.2019 ka paraqitur kërkesë për gjykimin e çështjes penale nr. 339/2 të vitit 2016 në ngarkim të të pandehurve:

1.Arben Çuko (Ish Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve), akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv ifunksionarëve të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë”, parashikuar nganeni260iKodit Penal.

2.Qerim Musha, akuzuar për veprën penale“Korrupsioni aktivifunksionarëve   të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25iKodit Penal.

3.Olsi Karagjozi,person që po vuan një dënim të mëparshëm, i akuzuarpër veprën penale “Korrupsioni aktiv ifunksionarëve të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuarnganeni245, 25iKodit Penal.

4.Artur Balla, i akuzuarpër veprën penale “Korrupsioni aktiv  i funksionarëve   të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25 i Kodit Penal.

5.Denis Llaftiu, iakuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve   të lartë shtetërorëoseitëzgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nganeni245, 25 iKodit Penal, ka rezultuar se:

 

Rrethanat e faktit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, mbi bazën e akteve të referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Kavajë, me datë 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal me nr.339 të vitit 2016, për  kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283, 283/a, 333/a dhe 334 i K.Penal,

Nga hetimet proaktive të kryera me metoda speciale të hetimit, si përgjimet telefonike, ambientale dhe vëzhgime, ka rezultuar se një grup personash, banorë të qyteteve të ndryshme të vendit, vepronin në formën e veçantë të bashkëpunimit në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me qëllim kryerjen e veprave penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit të narkotikëve nga Shqipëria në drejtim të shteteve të Bashkimit Evropian. 

Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave të hetimit, nga përgjimi i bisedave telefonike tëtë pandehurve Arben Çuko, Artur Balla, Qerim Musha, Olsi Karagjozi, Denis Llaftiu, është dokumentuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre personave, të cilët kundrejt dhënies dhe përfitimit të paligjshëm në vlera monetare dhe materiale, kanë realizuar transferimin e të dënuarit Olsi Karagjozi nga vendi i vuajtjes së dënimit në IEVP Burrel, në një vend tjetër vuajtje dënimi, sipas preferencës së vetë të dënuarit, në IEVP Fier.

Sqarojmë se më parë, po në kuadër të hetimeve për procedimin penal nr.339 të vitit 2016,është paraqitur kërkesa për gjykim të 12 të pandehurve të tjërë dhe ndodhen për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, akuzuar për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim, “ Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuara nga nenet 283/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Hetimet vazhdojnëpër evidentimin e secilit fakt penal të rezultuar gjatë hetimit të kësaj çështjeje dhe për autorët e veprës penale.

                                PROKURORËT

                     Dritan Prençi                Vladimir Mara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *