Kombëtarja Shqiptare është ndarë në barazim pa gola, në miqësoren përballë Uellsit. Kuqezinjtë patën  një rast të mirë në pjesën e parë, por Rei Manaj nuk arriti të gjuaje saktë drejt portës.

 

Ndërkohë në 45 minutat e dyta, vendasit ishin më mirë në lojë, por portieri Selmani nuk lejoi që topi të depërtojë në rrjetë. Gjatë sfidës, pati dhe momente nervozizmi nga të dyja kampet, ku arbitri ndëshkoi me karton të verdhë disa prej futbollistëve.

 

Tashmë kuqezinjtë do të nisen drejt Pragës, ku pas tre ditëve do të përballen në miqësoren ndaj Çekisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *