E diel, 11 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Papa përshëndet lumnimin e klerikëve: Shembulli i martirëve, At Ligj Paliq dhe Dom Gjon Gazulli forcoftë çdo të krishterë

Pas  meshës së shenjtë  per lumnimin e dy klerikëve Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq, e shënuar si një ditë historike për Kishën katolike shqiptare dhe besimtarët, Papa Francesku ka përshëndetur celebrimin e martirizimit.

“Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër u lumnuan dy martirët shqiptarë At Luigj Paliq, meshtar i Urdhërit të Fretërve Minorë dhe Dom Gjon Gazullin, meshtar dioqezan, dy viktima të persekucionit të egër diktatorial ndaj fesë e besimit. Shembulli i këtyre martirëve forcoftë çdo të krishterë që në kohën e sotme janë të persekutuar për fenë”, tha Papa.

Reklamë

E veçantë ishte prania e shumë besimtarëve katolikë dhe jo vetëm shqiptarë në sheshin “Shën Pjetrit”, që u evidentua edhe me pamjet që televizionet e mbarë botës paraqitën nga fjala e Atit të Shenjtë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë