Papa Françesku përsëriti thirrjet e tij për paqe dhe armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Reagimi i tij erdhi pas miratimit të rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që po ashtu kërkon armëpushim.
“Uroj që kjo vuajtje e madhe për izraelitët dhe për të Palestinezët të kenë mbaruar”, tha ai.
Ai gjithashtu kërkoi lirimin e menjëhershëm të të gjithëve pengjeve izraelitë dhe dërgimin e ndihmave humanitare tek civilët në Gaza.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë votash rezolutën për armëpushim, por kjo rezolutë nuk i detyron vendet që ta zbatojnë. Rezoluta shërben më shumë për të shprehur opinionin global./vizionplus.tv/





