Trajneri i Shqipërisë, Panucci ka deklaruar për mediat italiane se Roma nuk e ka kontaktuar kurrë gjatë kësaj kohe në lidhje me marrjen e drejtimit te stolit.

 

Teksa ndërhyri me telefon ne nje emission sportive ne Rai Radio 1, ish lojtari I Romës, Milanit, Realit etj pohoi se kishte dëgjuar zëra në media në lidhje me këtë histori por kurrë nuk ka pasur kontakte me klubin kryeqytetas që ai të ishte zëvëndësuesi i Di Francescos.

 

Ai e vlerësoi Ranierin si zgjedhja e duhur e verdhekuqve për stolin.

 

Në fund Panucci foli edhe për eksperiencën e tij si trajner tek Shqipëria.

 

 

“Jam mjaft I lumtur. Deri në nentor të këtij viti kam një kontratë me një federatë shumë serioze, pastaj nuk e di. Kam zgjedhur gjithmonë me zemer, pa bërë shumë llogari. Është një punë që më pëlqen shumë, tani jam I përqëndruar totalisht tek aventura e kualifikuesve euro 2020, pjesa tjeter nuk vlen shumë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *