Një panter e zezë është kapur nga shërbimet e urgjencës ndërsa shëtiste mbi çatitë e banesave në qytetin francez të Armentières pranë Lille.

 

Pantera u pa nga banorët teksa vërtitej jashtë një dritareje të hapur në njërën prej banesave për gati dy orë të mërkurën .

 

Banorët njoftuan menjëherë autorietet, të cilat siç raporton BBC, formuan një kordon me qëllim nëse ajo hidhej nga banesa dhe sulmonte qytetarët. Nga ana tjetër në vendngjarje mbërritën dhe veterinerë si dhe ekipe shëptimi me qëllim kapjen dhe largimin e panterës nga zona e banuar.

 

Kafsha, me peshë rreth 20 kg, kishte përmasat e një qeni të vogël dhe ishte rreth pesë gjashtë muaj, sipas organizatës Animal Protection League në Lille.

 

Por ajo çka bëri më shumë përshtypje, ishte fakti se ajo ishte birësuar nga një familje dhe nuk ishte asapk agresive si u raportua nga banorët.

 

Por duke ditur rrezikun e kafshës dhe panikun tek banorët, autoritetet e morën kafshën dhe ia dorëzuan Lidhjes së Mbrojtjes së Kafshëve me qëllim gjetjen e një strehe përkatëse.

 

 

https://twitter.com/antonbundle/status/1174375998248357889

 

https://twitter.com/antonbundle/status/1174408551885942785

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *