Një banesë dy katëshe shumë afer me zonën e pazarit të vjetër të Korçës është përfshirë nga zjarri duke pësuar dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur reth orës 20.00 të së shtunës,  në lagjen 17 të qytetit.

Zjarri I rënë në një banesë dy katëshe, dyshohet se ka rënë nga pakujdesia, si pasojë e një qiriri të ndezur.

Dëshimtarët thanë se tymi dhe flakët shkaktuan panik për disa minuta. Rreziku ishte  se flakët mund të ishin përhapur edhe në banesat pranë por vatra e zjarrit u lokalizua shumë shpejt.

Dy mjete zjarrfikëse dhe policia kanë mbëritur menjëherë në vendngjarje duke vënë gjithshka në kontroll.

Nuk ka raportime për persona të lënduar por vetëm dëme materiale nga rënia e këtij zjarri aksidental.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *