Shoqatat e biznesit kanë arritur në një marrëveshje me minsitrinë për të thjeshtuar procedurat për investimet në burime të rinovushme të energjisë elektrike, teksa çmimet e këtij produkti  në  bursa kanë arritur nivele shqetësuese.

 

Aktualisht, sipas biznesve, të marrësh një leje ndërtimi për instalim impianti në energjinë diellore, pushteti lokal në shumë raste e trajton si një leje ndërtimi për pallat. Alban Zusi kreu i shoqatës së eksportuesve i ftuar në E-ZONE tha se tashmë nuk do të pritet miratimi i kësaj leje nga pushteti lokal, por do të bazohet në një vetdeklarim të investitorit.

 

“Procedurat janë ngërçi kryesor që ne hasim. Të marrësh  një lejë për investim në këtë fushë ka bashki që e konsiderojën si lejë ndërtimi të mirfitlltë dhe kërkojnë dhe 3% të shumës pagesë. Dhe jo vetëm kaq, po vonojnë dhe kthimin e përgjigjes duke na lënë pezull në investimin tonë. Tashmë me miratimin edhe të ministrisë, biznesi që nis një investim të tillë do të bëjë një vetdeklraim pranë autoriteteve pa pritur miratimin e tyre, ndërsa këto të fundit mund të verfikojnë në terren çdo të dhënë në këtë vetdeklarim dhe në rast se ka pasaktësi mund të edhe penalizojnë.- u shpreh Zusi në E-ZONE.

 

Paralelisht me këtë fakt, edhe dalja në treg të lirë e bizneseve në vitin 2023, parimisht është dakortësuar që mund të shtyhet për shkak të çmimeve të larta, me të cilat po përballen tregjet në këtë fushë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *