Numri i njerëzve të papunë në Spanjë u rrit me më shumë se 280,000 në muajin prill, pasi masat kufizuese për shkak të pandemisë vazhduan të kenë një ndikim në ekonominë e vendit.

Në një konferencë për shtyp duke adresuar numrat e papunësisë, Sekretari Spanjoll i Shtetit për Punësim dhe Ekonomi Sociale, Joaquin Pérez Rey tha që të papunë të regjistruar gjithsej për muajin mars dhe prill janë 585.156 për shkak të krizës së COVID-19.

“Efekti i krizës shëndetësore Covid-19 filloi të ketë një ndikim të dukshëm në papunësinë e regjistruar pas 13 marsit, me intensitet të veçantë gjatë Pashkëve”, tha ministria në një deklaratë.

Sektori i shërbimeve ishte më i godituri në terma absolut, duke zënë 219,128 kërkesa të reja për papunësi, një rritje prej 8.76% nga muaji mars.

Katalonja, Madridi dhe Valencia kanë parë rritjen më të madhe të papunësisë, por pas nuk ngelen as vende të tjera ku turizmi është burim jetësor i të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *