Eksporti i fruta-perimeve nga Shqipëria nuk është ndikuar nga pandemia e koronavirusit. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi deklaroi nga Lushnja se vetëm gjatë nëntë muajve të fundit eksportet kanë pësuar rritje me 18%.

 

“Është një ditë e zakonshme, por është plot me produkte bujqësore që presin të shkojnë për eksport. Jam shumë i kënaqur si Ministër i Bujqësisë që eksportet, sidomos të fruta-perimeve, kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2020. Vetëm për nëntë mujorin e këtij viti eksporti i fruta-perimeve është rritur me 18% në sasi dhe dhe 17% në vlerë. Kjo është një shifër e konsiderueshme duke marrë parasysh që jemi në një vit me kufizime për shkak të pandemisë”, tha Çuçi.

 

Ai nuk la pa përmendur lehtësimin nga barra fiskale të naftës që përdoret në bujqësi, duke filluar nga viti i ardhshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *