Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngriti alarmin se sektori bujqësisë është në prag falimentimi.

 

Në një deklaratë për mediat, nga selia e LSI, Panariti I bëri apel qeverisë që të marrë masa të menjëherëshme për lehtësimin e barrës së fermerëve.

 

“Përditë e më tepër po bëhet e qartë se prodhimet e bujqësisë dhe të fshatit janë në vështirësi, qëkur qumështi po derdhet në rrugë. Bujqësia te ne është e ngarkuar me taksat dhe tatimet më të lartat në Europë. Ajo nuk financohet. Fermerët nuk paguhen. Për rrjedhojë, nga mungesa e subvencioneve dhe nga taksat e tatimet më të lartat në Rajon dhe Europë, bujqësia po shkon drejt falimentit. Fermat po mbyllen, fermerët po largohen nga fshati dhe nga Shqipëria. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më gjatë sepse përndryshe falimenti do të karakterizojë të gjithë bujqësinë tonë dhe fshati do të zbrazet”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *