Ish-deputeti i LSI, Edmond Panariti mbështeti presidentin Ilir Meta në nismën që ka marrë për të ngritur popullin  në 2 mars. Gjatë intervistës në studion e lajmeve të “Vizion Plus”, Panariti deklaroi se Meta ka dalë kundër grushtit të shtetit.

 

“Situata është suhmë e qartë dhe pozicionimi i presidentit, është që të mbrohet kapja totale e shtetit apo edhe grushti i shtetit nga mazhoranca sepse po prishet mekanzimi i zgjedhjes së Gjykatë sKushtetuese. Presideëndit ka qenë shumë i qartë, u kërkua edhe Komisioni i Vceneciasm i cili u la rrugëve, sepse mazhoranva ja hoqi kompetencat presidentit befas pa marrë miratimin e Komisionit të Venecias. Quajeni si të doni, grusht shteti apo kapje shteti. Këto janë lojëra fjalësh. Pushteti synon të përjetësojë pushtetitn e tij, të shtypë opozitën dhe të kalojë kundër parashikimeve të Kushtetutës. Të gjitha ato ligje antikushtetuese nuk kanë asnjë shans që të vlerësohen objektivisht sepse Gjykata Kushteutese është e kapur.”

 

Ai mohoi që presidenti t’i ketë kërkuar opozitës mbështetje për protestën e 2 marsit.

 

“Nuk është e vërtetë që presidenti ka kërkuar nga opozita mobilizim. Ai apelin ja ka bërë popullit shqiptar. Tashmë situata ndodhet në një cenim të sovranitetit të popullit shqitar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *