Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri këtë të dielë ka publikuar prova siç tha të një skandali të madh.

 

Sipas saj, provat tregojnë se si u shtuan nga KQZ-ja 3 mijë vota më shumë për kandidatin në Elbasan se sa u gjendën fletë votimi në kuti.

 

“Nga nxitimi për të mbuluar skandalin, KQZ-ja publikoi dje një dokument tjetër me të dhëna të ndryshuara, duke fshirë shtesën e 3 mijë votave te kandidatit socialist mbi fletët e gjendura në kuti. Mediat e morën këtë informacion nga Taulant Balla, i cili publikoi i pari në Facebookun e tij linkun e KQZ-së me të dhënat e ndryshuara për Elbasanin. Në fakt, ajo që ka ndodhur në të vërtetë, është që ky dokument i falsifikuar është prodhuar fillimisht nga Taulant Balla dhe më pas është hedhur në faqen e KQZ-së, duke e faktuar atë jo si një institucion në shërbim të votës së qytetarëve, por në shërbim të matematikës hajdute të Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Më konkretisht, facebook-u i Taulant Ballës dhe faqja e KQZ-së na ndihmojnë për të bërë transparencë për shpërdorimin e detyrës nga KQZ dhe fallsfikimin e dokumentave nga Taulant Balla për të mashtruar qytetarët.”

 

Përmes një deklarate për mediat Pampuri ka akuzuar Ballën se ka falsifikuar dokumentat në lidhje me numërimin e votave në Elbasan.

 

“1. Taulant Balla publikoi dokumentin e fallsfikuar për Elbasanin dje në orën 11.58 minuta në përpjekje për të sulmuar opozitën dhe për të mohuar skandalin e 3 mijë votave.

  1. Ky dokument, deri atëherë nuk ekzistonte në KQZ, por 16 minuta më vone, në orën 12.14, fallsfikimi u publikua në ëebsite-n e KQZ-së, në të njëjtin vend me dokumentin e mëparshëm të 3 mijë votave më shumë për kandidatin, sesa fletë të gjendura në kuti.
  2. Rrethi mbyllet aty ku nisi. Në 12.35, siç tregon facebook-u, Taulant Balla e veshi mashtrimin me linkun zyrtar të KQZ-se, të cilin e kishte prodhuar vetë.

Ky është një rast skandaloz që e vendos KQZ-në në pozitën e një fasoni, që punon me materiale gjysëm të gatshme, të cilat i vijnë nga zyra e Edi Ramës dhe bandës së tij”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *