Subscribe

Atmosfera e ndeshjes së madhe që do të luhet sot në Tiranë ka prekur edhe pikën kufitare me Kosovën, Morinën.

 

Mijëra tifozë nga Holanda,Roma e Kosova po kalojnë ngpikërisht nga ky kufij për të ndjekur ndeshjen e sotme mes Romës dhe Feyenoord.

 

Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës duke sjellë një atmosferë edhe në Morinë.

 

Në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane asaj të Romës, këta janë shqiptarët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit.

 

Sipas të dhënave të marra në P.K.K Morinë gjatë orëve të para te dites se sotme kanë hyrë në territorin shqiptarë nga Morini 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete, krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *