Numërohen kaq shumë viktima nga koronavirusit në New York, sa kufomat po grumbullohen në varre masive në ishullin Hart.
Dhjetëra punëtorë u punësuan me kontratë për të gërmuar një varr të madh për ata që humbën jetën për shkak të Covid-19.
Para pandemisë, rreth 25 trupa varroseshin një herë në javë nga të burgosurit me pagë të ulët në Rikers Island. Numri i kufomave filloi të rritej në mars me përhapjen e koronavirusit në New York, i cili u bë epiqendra e pandemisë. Tashmë, vlerësohet se rreth 20 trupa në ditë janë varrosur në ishullin e Bronxit. Numri i varrimeve besohet të jetë katërfishuar në New York që nga përhapja e Covid-19.
Hart Island kishte shërbyer më parë për të varrosur personat që nuk kanë pasur të afërm pranë vetes, ose familjet e të cilëve nuk kishin mundësi financiare për shërbime funerale.