Dy adoleshentë në Florida, 12 dhe 14 vjeç ishin larguar nga jetimorja dhe ishin futur në një banesë, me qëllim për të grabitur.
Brenda saj ata gjetën dy armë zjarri për të “larë hesapet” me policinë. Siç duket edhe nga pamjet, ata nuk kanë shfaqur as edhe një pikë mëshire.
Të miturit filluan të qëllonin drejt policisë, të cilët shkuan në vendngjarje pas telefonatës për tentim plaçkitje.
Nga kjo përleshje, ka mbetur e plagosur vajza, ndërsa 12-vjeçari dorëzoi armën, duke shpëtuar pa ndonjë lëndim.