Tauland Gjikaj, 31-vjeçari nga Vlora u qëllua këtë të mërkurë me breshëri kallashnikovi nga një person i veshur me xhup ngjyrë gri, i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj.

Pak minuta pas ngjarjes, policia e Vlorës ka ndaluar një mjet me të cilin dyshohet se është larguar autori. Uniformat blu po verifikojnë drejtuesit dhe mjetin nëse ka lidhje me ngjarjen.

Pasi qëlloi mbi Gjikën, autori është larguar drejt mjetit që e priste në rrugë.

Atentatori ka qenë i maskuar, por dyshohet se është identifikuar nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *