Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzon kryeministrin se bën biznes me mafien, duke trefishuar pasurinë e tij.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në “Facebook”, Paloka shprehet se e vetmja mënyrë për të rikthyer shpresën në Shqipëri është largimi i kreut të qeverisë.

“Ai qe ben biznes me mafian, qe trefishon pasurite e tij dhe te ministrave, qe dergon ministrat ne darka luksoze ne Dubai ndersa vendi permbytet…Eshte ai dhe vetem ai qe po shkaterron Shqiperine dhe demton reputacionin e saj nderkombetar, Edvin Rama! E vetmja mënyrë për ta rikthyer Shqipërinë tek suksesi dhe shpresa , është të largojme Ramën !E kjo është pikërisht ajo që do të bëjmë”, shkruan Edi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *