Nënkryetari i PD, Edi Paloka reagoi pas vendimit të KQZ për të regjistruar zyrtarisht 6 kandidate të tjerë të “Bindjes demokratike” për kryetar bashkie ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Paloka në një reagim të gjatë në facebook shkruaj se me këto veprime, KQZ po e bën edhe më evidente farsën e zgjedhjeve.

Ai shton se Rama urdhëroi ushtarët e tij në këtë institucion që në kundërshtim me ligjin dhe kushtetuten të regjistrojnë brenda ditës një parti, duke e quajtur edhe subjekt opozitar.

Paloka shkruan se zgjedhje farsë me Ramën, që e quan kampion të përdhunimit të zgjedhjeve, me 30 qershor nuk do të ketë.

 

 

KQZ-Tentativa per ta fshehur , qe e ben me evidente farsen e zgjedhjeve!
Pasi e regjistroi ne gjykate si parti politike me firma te fallsifikuara , pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor ne KQZ me votat e “rilindasve” ne kundershtim me ligjin, sot Rama vulosi farsen duke urdheruar ushtaret e tij ne KQZ qe te regjistrojne , ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten edhe kandidatet e asaj qe krijoi vete brenda dites dhe e regjistroi po brenda dites , si subjekt “opozitar”.
Shfaqja ne KQZ ishte e neveritshme dhe do te ishte qesharake nese nuk do ishte dramatike.
Nga Parlamenti me qesharak ne kohe dhe ne hapsire, Parlamenti “rilindas” , shkon ne KQZ nje shkrese ku “vertetohet” se nje nga deputetet surrogato, (nga keta qe hyne nga lista e PD por nuk perfaqsojne askend) sipas Kodit Zgjedhor ka “te pakten 6 muaj si deputet i BD ne Parlament”.
E ashtuquajtura parti nuk ka bere nje muaj qe e regjistroi Rama, “deputeti” ne fjale nuk ka bere as nje muaj qe ka marre mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” te mashtroj shkreserisht per nje fakt te njohur boterisht.
Nuk mjafton kjo, por perfaqesuesit e Rames ne KQZ, te cilet jane personat pergjegjes qe kane regjistruar ate subjekt dhe i kane dhene mandatin e deputetit personit ne fjale me pak se nje muaj me pare, pranojne si te mireqene shkresen e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska te pakten gjashte muaj qe perfaqeson subjektin ne fjale.
E gjithe kjo ndodh perpara kamerave dhe farsa shkon perpara si normalitet.
Gatuesi i gjithe kesaj nuk kupton( ose ben sikur…) se duke u perpjekur ti jap legjitimitet farses se zgjedhjeve duke i shtuar nje farse tjeter, kete te sajeses se “opozites”, vetem sa e ben me evidente.
Kampioni i perdhunimimit te zgjedhjeve nuk mund te kete sjellje tjeter. Per keto arsye dhe opozita eshte ne rruge e kerkon largimin e tij si kusht paresor per zgjedhje te lira e te ndershme.
Sidoqofte, nje gje ka rendesi dhe eshte e qarte: me apo pa opoziten fallco, zgjedhje dhe votime farse me 30 qershor , nuk do te kete sepse kete e ka vendosur opozita e vertete e cila sot perfaqson shumicen absolute te shqiptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *