Ish-deputeti demokrat, Edi Paloka ka reguar pas video-montazhit të publikuar nga kryeministri Edi Rama pasditen e së dielës, me të cilin ironizonte kryedemokratin Lulzim Basha.

Përmes një postimi në “Facebook”, Paloka e konsideron qesharake që drejtuesi i një qeverie të gjejë kohë në këto ditë të vështira që po kalon bota për të postuar video të sajuara. Ai shkruan se një njeri normal në moshën e Kryeministrit nuk sillet në atë formë.

Paloka shprehet se kreu i qeverisë, të cilin e quan “beu i Surrelit”, interesohet vetëm të kënaqë shijet e tij.

“A ka kryeminister normal qe te dielen ne darke poston video te montuara per kundershtarin politik? A ka njerez qe ne moshen e Edi Rames ne mbremjen e shenjte te pashkeve merren me video montazhe? A mundet qe drejtuesi i nje qeverie ne kohen me te keqe per shtetasit e tij gjen kohen dhe poston video te sajuara? Pa dyshim qe nje njeri normal ne moshen e kryeministrit dhe aq me teper nje kryeminister nuk i ben keto as ne kohe normale. Po beu i Surrelit nuk ka asnje hall vec se te kenaqe shijet e veta dhe te oborrtareve me shaka banale dhe sajesa pa kripe. Nga divani i ngrohte i shtepise mund te qeshesh me videomontazhe, por hallet e shqiptareve duhen zgjidhur sa me shpejt. Ndaj boll bere si gaztor se nuk je as ne nivelin e Taulant Balles me kete lloj humori.”

Edi Rama publikoi dje një video të montuar në “Instagram”, teksa shfaqet Lulzim Basha duke thënë se: “Unë dhe Partia Demokratike morëm fund”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *