Nënkryetari i PD, Edi Paloka ishte demokrati i radhës që sulmoi kryeministrin Edi Rama për fundjavën e tij në Paris.

Nëpërmjet një shënimi në “Facebook”, Paloka akuzoi shefin e qeverisë se shkon për qejfe jashtë në kulmin e krizës për shqiptarët.

“Duhet të kesh surratin e paturp , arrogancën dhe mungesën e çdo ndjesie njerëzore si Rama që të kuptosh se si mundet kryeministri i një vendi që po shkon drejt falimentimit, në kulmin e fatkeqësisë dhe krizave, merr charterin dhe shkon për tu zdërhallur për fundjavë në Paris!!! Jo vetëm kaq, po si në çdo rast kur kapet në skandal, pasi tenton të justifikohet duke mashtruar, merr guximin të sulmojë ata që e denoncojnë; kryesisht opozitën dhe mediat opozitare! Qytetarët më të varfër të Evropës, ende nuk kanë marrë përgjigje se përse kryeministri i tyre, ai që i ka izoluar e privuar nga të drejtat elementare prej tre muajsh, ndërmerr një udhëtim me charter për të kaluar fundjavën në Paris?!

Paloka kërkon nga Rama të tregojë se për ç’arsye shkoi në Francë dhe kë takoi.

“Po atëherë thuajini shqiptarëve për çfarë pune? Kë takoi? Mbase kryeministri ka vajtur të zgjidhë hallet e popullit dhe ne i biem në qafë kot…! Sipas Bankës Botërore varfëria në Shqipëri pas pandemisë do të arrijë në 48%! Mbase ka vajtur “të na shpëtojë” dhe këtë herë!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *