Drejtuesi Politik për PD në Qarkun e Durrësit, Edi Paloka ishte në Hamallaj, ku vuri në dukje mungesën e vëmendjes së qeverisë gjatë viteve të fundit.

Gjatë takimit, kandidati për deputet shpreht se pakënaqësitë që ka krijuar kryeministri Edi Rama reflektohet edhe në zonat periferike, për të cilët tha se janë lënë në harresë.

“A e ka dëgjuar kush Ramën të thotë më falni, apo këtë premtin nuk e mbajta dot? Jo! Çfarë ka bërë për 8 vite? Në rastin më të mirë na la në vend-numëro, por ka vende ku kemi bërë hapa pas. Tani është sulur, diku gërrmon një rrugë, diku gërryen një kanal dhe ngul një shtyllë, me mendjen se do i gënjejnë sërish shqiptarët”, theksoi Paloka.

Po ashtu, deputeti e quajti luftën në këto zgjedhje, si një betejë përballë një qeverie e cila nuk zgjidh problemet qytetarëve, por bëhet vetë problem për ta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *