Nënkryetari i PD,  Edi Paloka akuzoi kryeministrin Rama se është gati të bëjë cdo gjë në dëm të vendit vetëm për të fituar kredi politike mbi hapjen e negociatave.

 

 

“Jam gati te bej gjithshka per negociatat”-thote Rama per median austriake.
Ne fakt eshte gati te bej gjithshka pervec atyre qe i kerkojne te bej.
Per te eshte me e lehte te ngrej kampe e te mbushi vendin me terroriste apo me refugjate se sa te dorzoje Tahirin dhe Xhafajn.
Eshte gati te veteofrohet ( te ofroje Shqiperine ne fakt) per arme kimike dhe plehra toksike po nuk eshte gati te ndal krimin e organizuar dhe trafikun e droges.
Fal detin dhe naften e shqiptareve po nuk heq dot dore nga koncesionaret dhe oligarket e tij.
Merr persiper te denoj me kthim ne mjerimin e “rilindjes” te qindramije shqiptareve qe sot jane te detyruar te kerkojne shpresen neper Evrope, por nuk merr persiper te bej reforme zgjedhore e as drejtesi te pavarur qe t’ju jap shqiptareve te drejten te zgjedhin lirisht ata qe duan ti qeverisin .
Me pak fjale, veteofrohet dhe eshte gati ta shes e shkatrroje kete vend pa u menduar dy here vetem qe mos i preket karrigia dhe xhepi i tij.
Po sigurisht qe edhe per keto “fajin e ka opozita”…!!!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *