Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë reaguar pas incidentit që prodhoi séance parlamentare e kësaj të enjte ku Edi Paloka qëlloi me bojë drejt Edi Ramës.

 

Nëpërmjet një njoftimi për mediat të shpërndare nga Ministria e Brendshme sqarohet se Deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

 

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit sqaron se ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka.

 

Ndërkohe byroja parlamentare e mbledhur me urgjence pas kësaj ngjarje ka vendosur të përjashtojë me 10 ditë nga séance deputetin demokrat Edi Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *