Drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka u shpreh këtë të diel se PD është këshilluar me specialistë të vendeve në zhvillim dhe ka mobilizuar mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, për të siguruar që planet të jenë gjithëpërfshirëse e të detajuara, për ta shpëtuar Shqipërinë dhe për ta futur në shtegun e rritjes.

 

“Programi përfshin: anëtarësimin në Bashkimin Evropian; rehabilitimin e ekonomisë; shërimin nga papunësia; rikthimin e të rinjve; angazhimin e gruas; zhvillimin e arsimit e të infrastrukturës, e shumë pika të tjera. Ne do të lëvizim buxhetet që shpenzohen për gjëra të panevojshme, drejt pikave të nxehta që kanë vërtet nevojë në Shqipëri. Së bashku me ju, do ta fusin Shqipërinë në shtegun e duhur të zhvillimit. SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO! #ShqiperiaFITON”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *