Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës me sportistët në Shijak, ku nuk mungoi as Andi Lila, Agron Duka dhe Rezart Tusha, për të treguar mbështetjen që PD dhe programi i saj do të bëjnë për sportin shqiptar.

 

“Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall ‘armik’. ”

 

Paloka, gjithashtu, në përfundim të takimit tregoi që sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *