Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas prezantimit të paketës anti-KÇK nga kryeministri Edi Rama.

 

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar praninë e deputetit të PS-së Rrahman Rraja në sallën ku fliste Rama.

 

Paloka në reagimin e tij shkruan se Rama se shpjegonte socialistit se si do e luftojë krimin, duke theksuar se e ka kthyer Shqipërinë në parajsën e krimineleve dhe të oligarkëve.

 

“Rama i shpjegon Rrajes se si do luftoje krimin!!!

Do te ishte nje “Stand up comedy” nese ai qe po jep “shfaqje” prej oresh , nuk do te ishte ne karrigen e kryeministrit te vendit te cilin ai dhe askush tjeter e ka kthyer ne parajsen e krimineleve dhe oligarkeve. Ne fakt edhe sot komentet jane te teperta, mjafton te shohesh “auditorin”. Rama po i shpjegon Rrahman Rrajes se si do te zhduke folete e krimit…nderkohe qe nipi i Rrajes akuzohet per atentat ndaj nje prokurori (te kercenuar nga Rama) dhe i biri per perdhunim. Nuk e ndjek me as ate e as kellirat qe i sherbejne neper media, por po lexoja disa nga titujt e portaleve. Pervecse i ka shpjeguar Rrajes se si do luftoj krimin, paska bere dhe deklarata te tjera qe nuk kane nevoje per koment: “Per largimin e rinise nga Shqiperia fajin e ka celulari dhe pozicioni gjeografik i vendit…”“ Shtepia ime vetem formen ka ndryshe po si ajo e kane shtepine nje milion e gjysem shqiptare…” Pa koment!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *