Nënkryetari i PD, Edi Paloka reagoi ashpër pas pyetjes publike të kryeministrit Edi Rama për Sali Berishën e Ilir Metën për raportin e Dick Martyt. Paloka e akuzoi Ramën se ka projektuar ndarjen e Kosovës dhe se vetëm ai nuk mund të flasë për të.

 

“Guxon e flet për Kosovën ai që projektoi ndarjen e saj. Flet për Kosovën ai që në krah të sivllaut të tij Vuçiç, lobonte më fort se serbët për t’i kaluar Mitrovicën e Veriut, Serbisë. Flet për Kosovën ai që puthej e pllaquritej me zëdhënësin e Millosheviçit në të njëjtën kohë që poshtëronte lidershipin politik të Kosovës e heronjtë e gjallë të UÇK!”

 

Sipas Palokës, Rama është i damkosur si tradhtar dhe po e përdor çështjen e Kosovës për të hequr vëmendjen nga situate në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *