Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka mbajtur fjalën e tij në hapje të Kuvendit të PD.

 

Gjatë fjalës së tij, nga stadium “Air Albania”, Paloka ka theksuar se kjo ditë do të hyjë në histori.

 

“Mirë se keni ardhur në Kuvendin e demokratëve të lirë. Në një ditë si kjo, ku edhe Zoti ka dashur të jetë në anën tonë. Ne jemi demokratët e rrebeshit. Ne jemi ata që kemi qëndruar. Miqtë e mi kjo ditë do të hyjë në historinë e PD, të demokratëve dhe gjithë shqiptarëve. Sepse për herë të parë u mblodhëm me kërkesë dhe vullnet të delegatëve, me një numër të pazakonshëm të delegatëve.
Pas 31 vitesh ne mblidhemi për të rithemeluar PD, sërish me të njëjtat vlera dhe ideale me të cilat e ndërtuam. Do të kthejmë vlerat e konseravatorizmit”-tha Paloka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *