Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet europiane, Methju Palmer, ka vizituar Kosovën. Ai është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ka biseduar për krijimin e ushtrisë se Kosovës dhe vijimi e dialogut me Serbinë.

 

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e vendosur në ruajtjen e stabilitetit e respektimin e kushtetutës. Edhe pse nuk pati asnjë deklarate per mediat, Palmer ka apeluar  qe Kosova e Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje. Palmer u takua edhe me presidentin Hashim Thaçi. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit mbërriti në Prishtine pas vizitës në Maqedoni, ku siguroi mbështetjen e Uashingtonit për proceset integruese ne BE dhe NATO.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *