Subscribe

Pallati Presidencial, ose i njohur ndryshe si Pallati i Brigadave shumë shpejt do të hapë dyert e tij për të mirëpritur të gjithë qytetarët. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila shtoi se kjo hapësirë do të kthehet në një pikë atraksioni kulturor, dhe turistik.

 

ELVA MARGARITI
MINISTRE E KULTURES
“Ky pallat do t’i rikthehet në mënyrë të denjë të gjithë komunitetit. synimi ynë është që ky potencial kulturor do të muindësoj një zhvillim jo vetëm të kësaj zone. Ajo cfarë ne jemi munduar është që kemi parë se si kjo të marri sërish jetë dhe të pulsojë në ato formula që sot shekulli dhe mënyrat dhe modelet na sygjerojnë që ti kthejmë në modele për qytetin.”

 

Projekti synon rijetëzimin pa prekur vlerat arkitekturore dhe kulturore të këtyre ndërtesave. Pallati i Brigadave do të ketë funksionin e muzeut, por do të përdoret edhe për evente publike dhe private.

 

LORETA ÇAPELI
ARKITEKTE
“Duhet ta kthejmë në një muze, i cili duhet të tregojë vetën në të gjitha aspektet. Hapësirat do të përdoren për ekspozim, pa prishur ambientin në sallat kryesore. Do të bëjmë shërbime rekreative.”

 

Hapja e Pallatit të Brigadave për publikun pritet të sjellë më shumë të ardhura nga turistët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *