Subscribe

Kjo është Dila Jaku, 88 vjeç nga qyteti i Laçit. Ajo është banore e pallatit 94, i cili ashtu si shumë godina të tjera u dëmtua rende nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Pallati është shpallur i pabanueshëm nga ana e autoriteteve, por Dila ashtu si shumë familje të tjera, vijon të jetojë aty pavarësisht rrezikut që i kanoset.

 

E moshuara tregon se prej ditës së tërmetit e deri më sot i kalon ditët duke u endur sa tek një i afërm tek tjetri.

 

Gruaja 88 vjecare ngashërehet teksa rrëfen se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga bashkia, ndërsa lutet për një banesë të re.

 

Per Dilën kjo e martë është një ditë e veçantë pasi ajo feston 88-vjetorin e saj, edhe pse në kushte të vështira.

 

Ndërkohë në këtë pallat shumë familje të tjera vijojnë të jenë të pastreha, ndërsa thonë se nuk u është ofruar ndihmë.

 

Ata presin nga autoritetet që të marrin masa dhe tu vinë sa më shpejt në ndihmë këtyre familjeve për ti sistemuar deri ne rindërtimin e pallatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *