Kompania e Presidentit Amerikan Donald Trump ka patur një pakt me kompani ruse për ndërtimin e “Trump Tower” në Moskë.

 

Lajmin e bën me dije gazeta prestigjoze “The Washington Post” e cila shkruan se negociatat kanë vijuar nga fundi i vitit 2015 dhe në fillim të vitit 2016.

 

Duke cituar burime të saj të rezervuara, gazeta thotë se investitorët dhe kompania e Trumpit kanë nënshkruar planin për ndërtimin e Kullës Trump në Moskë.

 

Megjithatë, atyre u ka munguar toka dhe leja për të vazhduar më tej dhe projekti është braktisur në janar të vitit 2016, përpara se kanë nisur zgjedhjet fillestare në SHBA.

 

Sipas gazetës, nuk është e qartë se sa ka qenë i përfshirë në negociata vetë Trump.

 

Presidencën Trump, prej fillimit, e kanë përcjellë dyshimet se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet në SHBA, në favor të zgjedhjes së tij president.

 

Komitetet e Kongresit dhe FBI-ja janë duke hetuar lidhjet e dyshuara midis fushatës së Trumpit dhe zyrtarëve rusë, të cilat hidhen nga këta të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *