Kryeministri Edi Rama ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë mundësi për një paketë ndihmëse të radhës për bizneset për shkak të pandemisë.

 

Në një komunikim me gazetarët, shefi i qeverisë tha se nuk mund të ketë ndihmë më të madhe për biznesin e vogël sesa heqja e taksës për tatim fitimin. Sipas Edi Ramës, në asnjë vend tjetër të rajonit nuk jepet kjo ndihmë.

 

“Ne kemi dhënë paketën më të madhe ndihmëse në historinë e vendit dhe të rajonit duke bërë të mudnur për të gjitha bizneset e vogla që të kenë zero taksë mbi fitimin duke filluar nga data 1 janar, është lehtësimi më i madh i mundshëm dhe që ka ndodhur në të gjithë rajonin. Nuk ka asnjë vend të rajonit ku biznesi i vogël të mos paguajë asnjë qindarkë taksë mbi fitimin. Lehtësim dhe paketë më të madhe sesa kjo për biznesin nuk ka askund tjetër. nuk është një masë për zgjedhjet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *