Subscribe

Cdo qyetar që ka parapaguar për një paketë turistike, por nuk ka mundur ta kryejë udhëtimin për shkak të pandemisë, e njëjta vlerë e shpenzuar do ti njihet për një vit. Qeveria miratoi aktin normativ, i cili mbron konsumatorin por njëkohësisht lehtëson barrën e agjentëve turistike, që në rastin konkret janë në rolin e ndërmjetësit.

Sipas ligjit, i njëjti shërbim me të njëjtën vlerë do të jetë i vlefshëm të kryhet brenda një viti nga hyrja në fuqi e këtij ligji, por në rast se kjo paketë nuk realizohet, atëherë qytetarët do të kompensohen në kohë një vjecare. E gjithë kjo situatë pritet ti japë më shumë qetësi dhe garanci klientëve të cilëve nuk do ti shkojnë dëm paratë e parapaguara.

Në mbarë boten paketat turistike të parapaguara për tu kryer në gjatë muajve të pranverës u anuluan për shkak të COVID-19. Kjo stuatë bëri që në zyrat e agjencive turistike të dynden qytetarët për të kërkuar parate e paguara. Por në kushtet kur kufinjtë për lëvizjen e lirë ende nuk janë hapur, konkretizimi i këtyre paketave  ka mbetur pezull.

Kompanitë ajrore në më të shumtën e rasteve kanë spostuar datat e udhëtimit duke lëshuar një kupon i cili është i vlefshëm për tu kryer në një datë tjetër, ndërsa rimbursimi në pak raste është ofruar. Situata është e ngjashme edhe me hotelet. E njëjta praktike zbatohet edhe për paketat turistike që të huajt kanë parapaguar në vendin tonë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *