2023-shi duket se do të jetë një vit sfidues, me një inflacion që do të vijojë të na kërcënojë, e bashkë e të edhe çmimet e energjisë, ndërsa aktiviteti ekonomik do të tkurret ndjeshëm.

 

Përballë këtij realiteti, paketa fiskale e prezantuar nga qeveria për konsultim, nuk parashikon masa mbështetese për biznesin vendas, i cili çdo ditë më e shumë po rëndohet nga kostot  e rritura.

 

Përkundrazi, ligjet e paketës parashikojnë penalitete të forta për të luftuar evazioni. Alban Isteri, kreu i Dhomës së Tregtisë Durrës, ftuar në E-ZONE thotë se kjo paketë është zhgënjyse.

 

“Ne prisnim që qeveria të bënte atë që po bëjnë qeveritë europiane, të cilat po vijnë në ndihmë për të zbutur kostot nga kriza e çmimeve.

 

Por shohim që qeveria ka 10-fishuar gjobën për biznesin e madhe nëse kapet pa faturë, ndërsa penaliteti është bërë 200% e detyrimit për punonjësit e padeklaruar. Mendojmë se evazioni nuk luftohet me gjoba, por duhen parë arsyet pse tregu ka evazion, cfarë rëndon mbi biznesin dhe si mund të redutohet ky fenomen”, u shpreh Isteri.

 

Por eksperti i ekonomisë Enton Duro është i mendimit se ashpërsimi i gjobave është njëra anë e medaljes. Sipas tij paratë që biznesi kryen përmes evazionit janë para të munguara për shtresat në nevojë, ndaj ky fenomen duhet luftuar me çdo kusht.

 

“Pse duhet të lejojmë biznesin të bëjë evazion, tregu ka gati 40% informalitet, pse duhet lejuar ende ky fenomen në këto përmasa.

 

Gjobat duhet të rriten me qëllim parandalimin, por nuk duhet të jenë qëllim në vetvete. Këto para evazioni që shkojnë në xhepat e bizneseve, duhet të ishin në buxhet për shtresat në nevojë”, thotë Enton Duro.

 

Paketa fiskale, parashikon heqjen e TVSH-së për bateritë, drutë për ngrohje, energjinë që do tregtohet në burusën shqiptare, hirekn dhe kremin e qumështit, ndërsa është planifikuar edhe unfikim akcize për birrën, si rritje për cigaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *