Subscribe

Qeveria ka vendosur të jetë më bujare me biznesin, duke reduktuar barrën fiskale për një pjesë të aktivitetit ekonomik. Në paketën që do të miratohet brenda kësaj legjislature, investimet në agroturizëm do paguajnë taksa minimale me qëllim nxitjen e këtij sektori, të cilin qeveria parashikon ta kthejë në trend.

 

Por paralelisht me këtë fakt bizneset me xhiro mbi 14 milion lekë do të paguajnë tatim fitimi 5 %.

 

Për drejtorin e politikave fiskale në Ministrinë e Financave, masa të tilla nuk do të kenë efekt negativ në buxhet, përkundrazi mendohet se do të nxisin më tej formalizimin.

 

“Ne nuk po bëjmë lehtësira ndaj asaj kategorie që ka ndikim të madh ne buxhet, përkundrazi janë sektor të cilët kanë impakt minimal. Duke ofruar të tilla lehtësira,  ne mendojmë se do të nxisin deklarimin e xhiros dhe do të ndikojnë ne anën pozitive, atë të futjes së të ardhurave ne buxhet”-thotë Niko Lera.

 

Një tjetër lehtësi parashikohet edhe në sektorin bujqësor. Me synim bashkimin e fermerëve, ministria parashikon që shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor do të paguajnë një tatim fitimi prej 5 %.

 

“Kemi pare që eksportuesit apo grumbulluesit kanë hasur ne vështirësi të bashkëpunimit tek e tek me fermerët. Të mos harrojmë që ne kemi me NIPT 40 mijë fermer. Dhe të merresh personalisht me secilin prej tyre ka kosto jo të vogël. Ndaj për të stimuluar bashkëpunimin e tyre, ne mendojmë që shoqërive të bashkëpunimit bujqësor t’i ulim tatimin e fitimit nga 15% ne 5 %”

 

Paralelisht me këto ndryshime, një sërë nismash të tjera do të materializohen në paktën e dytë fiskale të këtij viti. Ndonëse konsultimet kanë nisur që tani, paketa e dytë do të miratohet me buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili përkon me një vit zgjedhor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *