Nga sot, qeveria greke do të vejë në zbatim paketën ndihmëse ekonomike pas rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore, karburanteve dhe energjisë elektrike.

 

Qytetarët grekë do të regjistrohen në një platformë online për të marrë rimbursimin për naftën dhe energjinë. Ministri i Financave njoftoi se për 1 litër karburant që kushton aktualisht 2 euro, qytëtarët do të përfitojnë 22 cent.

 

Subvencioni i dytë i rëndësishëm eshtë ai për energjinë elektrike dhe gazin ku ndihma mesatare mujore për një familje që konsumon deri në 300 kilovat orë në muaj rritet nga 40 euro në muajin mars, në 72 euro në prill.

 

Ndërkohë për personat me të ardhurave të ulëta, qeveria do t’i mbështesë me 250 deri në 300 euro për person.

 

Paketa totale arrin në 1.1 miliardë euro që do t’u shpërndahet 3.2 milionë familjeve greke në nevojë.

 

Shumat e dhëna për çdo familje mund të arrijnë deri në 30 mijë euro çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *