Taulant Balla ka thyer heshtjen dhe nëpërmjet një statusi në facebook ka sqaruar të gjitha aludimet e hedhura në mjedisin mediatik në lidhje me një pakënaqësi mes tij dhe kryeministrit Rama pas ndarjes së posteve ministrore dhe ato partiake.

 

Kam dëgjuar e lexuar shumë fjalë dhe interpretime për mua këto ditë dhe sonte vendosa të them disa fjalë, të cilat i thashë paradite edhe në mbledhjen e sotme të Grupit Socialist në Kuvend.Sa të kem forcën për tu marrë me politikë une jam një socialist, i cili e ka të shenjtë frymën e ekipit, të respektit dhe të disiplinës në familjen më të madhe politike të shqiptarëve. E kam nisur karrierën në PS si një anëtar i thjeshtë 27 vite më parë dhe hap pas hapi kam marrë nga kjo parti dhe votuesit e saj aq shumë mbështetje, duke kulmuar më 25 Prill në qarkun e Elbasanit, nder që dua vetem tia kthej cdo ditë me gjithë forcat e mia.

 

Balla premtoi se në krye te detyrës së tij si Kreu i Grupit Parlamentar të PS, do të japë edhe më shumë në raport me atë që dha në mandatin e fundit.

 

Nuk i kam dashur dhe nuk i dua kurrë ata që e harrojnë nga janë nisur dhe nuk shikojnë sa vite e sa punë ka akoma përpara. Përsëri prej sot në krye të Grupit Socialist në Kuvend, ku jam më i motivuar se kurrë dhe do të jem i pari që do bëj më shumë në këtë mandat të tretë me PS si shumicë parlamentare, prandaj mos habitet asnjë nga kolegët e mij të grupit që do të kërkoj më shumë nga të gjithë në përmbushje të besimit që shqiptarët na kanë dhënë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *