Subscribe

Dalin pamjet e pak sekondave para ekzekutimit të Bardhok Planajt, i njohur ndryshe dhe me pseudonimin “Kumbari”. Ai u qëllua me breshëri plumbash mbrëmjen e së dielës në fshatin Dobraç i ri, Shkodër.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Planaj ndiqej nga atentatorët. Automjeti në të majtë të fotos është i autorëve, të cilët e ndoqën 46-vjeçari sapo doli nga banesa.

Larja e hesapeve mes grupeve kriminale, është pista kryesore ku policia e Shkodrës po heton për ekzekutimin e Bardhok Planajt.

Brenda makinës së autorët janë gjetur dy armë zjarri automatike model 56, katër karikatorë si dhe 18 gëzhoja.

Armët automatike dyshohet se u përdorën nga autorët gjatë atentatit, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, me shpresën e gjetjes së ndonjë prove që mund të çojnë në identifikimin e ekzekutorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *